5 ushtarë pakistanezë dhe 25 militantë të vrarë pranë kufirit afgan

Pesë ushtarë pakistanezë dhe 25 militantë u vranë gjatë përleshjeve në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit pranë kufirit me Afganistanin, njoftuan  forcat e armatosura të Pakistanit në një deklaratë të dielën.
Deklarata tha se të premten dhe të shtunën, dy grupe të mëdha militantësh në distriktin e Vaziristanit të Veriut dhe distriktin Kurram pranë kufirit Pakistan-Afganistan u kapën dhe u përballën me forcat e sigurisë.
15 militantë, përfshirë katër bombardues vetëvrasës, u vranë në distriktin Vaziristani Verior, ndërsa 10 të tjerë u vranë në distriktin Kurram gjatë përpjekjeve të tyre për të depërtuar në kufi. Gjatë shkëmbimeve të zjarrit, u vranë edhe pesë ushtarë pakistanezë.
Një numër i madh armësh, municionesh dhe eksplozivë u sekuestruan gjithashtu nga militantët e vrarë, raporton Agjencia Anadollu përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika