50 mijë vrapues do të marrin pjesë në maratonën më të madhe të Londrës

Maratona më e madhe e orgaznizuar në Londër do të mbledhë 50 mijë vrapues në rrugën prej 26,2 milje

Pamje nga Maratona e Londrës në vitin 2021

Maratona e Londrës do të zhvillohet të dielën e 2 tetorit, ku pjesëmarrës do të jenë 50 mijë vrapues.

Vrapuesit elitarë do të jenë në krye të grupit dhe mijëra të tjerë do të vrapojnë në rrugën prej 26,2 milje nëpër kryeqytet.

Temperaturat në fillim të garës do të sillen nga 13 gardë Celsius, duke u rritur deri në 17 gardë nga mesi i pasdites.

Pjesëmarrësit në maratonë dhe familjet e tyre mund të përballen me vonesa të transportit të trenave për shkak të grevave të hekurudhave të mbajtura të shtunën e 1 tetorit.

Në mesin e maratonistëve do të jetë edhe jetë Rob Duncombe, kryefarmacist në The Royal Marsden NHS Foundation Trust, raporton Sky News.

Ai shpreson të mbledhë mijëra paund për The Royal Marsden Cancer Charity, ndërsa ka vendosur një rekord të ri botëror për maratonën më të shpejtë, i veshur si pemë.

“Kur erdhi mundësia për të vrapuar maratonën për Royal Marsden, thjesht për të shtuar pak sfidë shtesë, thashë se do ta vrapoja si një pemë për ne”, ka thënë Duncombe.

Ndryshe, rekordi aktual botëror i meshkujve për maratonën më të shpejtë të veshur si pemë qëndron në katër orë e pesë minuta e gjashtë sekonda.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika