KEDS thotë se erërat forta që kanë përfshirë vendin po i lënë pa rrymë konsumatorët në disa rajone

Erërat e forta që kanë përfshirë një pjesë të vendit që nga mëngjesi i sotëm kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë pa energji elektrike një numër të konsiderueshëm konsumatorësh.

Sipas KEDS-it, rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, si dhe disa zona të Prishtinës, Gjakovës dhe Prizrenit.

Në një njoftim publik KEDS ka bërë të ditur se ekipet teknike tashmë ndodhen në terren për të intervenuar në lokalitetet e prekura, ku përveçse po kujdesen për sigurinë e sistemit, janë duke punuar pa ndërprerje për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

KEDS ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur nga kjo situatë, duke theksuar se angazhimi për normalizim të gjendjes po bëhet me përkushtim maksimal.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika