Luvri vendos barriera sigurie në ballkonin e përdorur në grabitjen e tetorit

Muzeu i Luvrit në Francë ka vendosur të martën barriera sigurie në ballkonin që u përdor nga grabitësit për të hyrë dhe për të vjedhur disa nga bizhuteritë e kurorës.

Katër persona u futën me forcë në muzeun më të vizituar në botë më 19 tetor dhe u larguan me bizhuteri me vlerë të vlerësuar rreth 102 milionë dollarë, duke nxjerrë në pah mangësi serioze në siguri dhe gjendjen e përkeqësuar të muzeut, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Grabitësit parkua­n një ashensor për lëvizje mallrash jashtë muzeut, u hodhën në ballkonin e Galerisë Apollo, thyen një dritare, hapën vitrinat me mjete prerëse elektrike dhe u arratisën me skuterë të drejtuar nga bashkëpunëtorë. I gjithë operacioni zgjati më pak se shtatë minuta.

Të martën, një vinç ngriti grilën metalike të sigurisë për të mbyllur derën prej xhami që çon drejt ballkonit.
“Luvri po nxjerr të gjitha mësimet nga vjedhja e 19 tetorit dhe po vazhdon transformimin dhe forcimin e arkitekturës së tij të sigurisë,” njoftoi muzeu në një postim në rrjetin social X.

Muzeu bëri të ditur gjithashtu se një njësi policore mobile është tashmë e pranishme në rrethrrotullimin përballë piramidës ikonike prej xhami, ndërsa vitin e ardhshëm do të instalohen edhe 100 kamera të reja sigurie përreth kompleksit.

Policia ka identifikuar tetë persona të dyshuar lidhur me grabitjen, megjithatë bizhuteritë ende nuk janë gjetur.

Ngjarja ngriti pikëpyetje serioze për sigurinë në Luvër, i cili strehon vepra të paçmueshme arti, përfshirë edhe Mona Lizën.

Zyrtarët e muzeut kanë pranuar se kishte mungesë kamerash sigurie në muret e jashtme të ndërtesës dhe se ballkoni i përdorur nga grabitësit nuk mbulohej fare nga kamerat.

Grabitja ishte vetëm një nga problemet që kanë goditur muzeun javët e fundit: një galeri tjetër pranë asaj të Apollos u mbyll për shkak të dobësive strukturore, një rrjedhje uji dëmtoi libra në departamentin e antikiteteve egjiptiane, ndërsa muzeu u mbyll pjesërisht për disa ditë pas grevës së stafit.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika