640 euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues për Agim Kopreshin, i cili është dënuar me 1 mijë euro gjobë për sulmin ndaj ekipit të Gazetës "Nacionale" gjatë protestës kundër festivalit "DokuFest". Megjithatë, ai do të paguajë vetëm 640 euro, duke pasuar kohën e paraburgimit

Gjykata Themelore në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Agim Kopreshi, duke e dënuar me 1 mijë euro gjobë, por që do t’i paguajë vetëm 640 euro, për akuzën se kishte sulmuar ekipin e Gazetës “Nacionale”, gazetarin Vullnet Krasniqi dhe kameramanin Arbër Latifin, në protestën e organizuar kundër festivalit “DokuFest” në Prizren.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, të akuzuarit Kopreshi i është shqiptuar dënimi prej 1 mijë euro gjobë, në të cilën shumë është llogaritur koha e kaluar në masën e paraburgimit prej 11 gusht 2023 deri më 28 gusht 2023.

Andaj, sipas vendimit, i akuzuari është obliguar që ta paguajë shumën e mbetur prej 640 euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, Kopreshi është obliguar t’i paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë në emër të paushallit gjyqësor, shumën prej 20 euro, si dhe në emër të mbrojtjes së viktimave shumën prej 30 euro.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 18 shtator 2023, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Agim Kopreshi për shkak se i njëjti më 11 gusht 2023, pranë xhamisë “Sinan Pasha” në Prizren, në protestën e organizuar kundër festivalit “Doku Fest”, e ka shtyrë me duar të dëmtuarin Vullnet Krasniqi dhe i është drejtuar me fjalët “ik pedofil se po të…”, ndërsa të dëmtuarin Arbër Latifi e godet me dorë dy-tre herë në pjesën e pasme të qafës.

Për këto veprime, Kopreshi akuzohej se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184, par.1 të Kodit Penal të Republikës kështu që Kosovës nr.06/L-074 (KPRK).

Për këtë rast, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, të cilët kishin kërkuar që autorët e sulmeve ndaj gazetarëve, të vihen para drejtësisë.  /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika