7 të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika – Hoxha dhe kryeprokurori i Ferizajt japin detaje për aksionin në Kaçanik

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, ditë më parë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar para mediave se janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në këtë vrasje, të cilët aktualisht janë në proces intervistimi dhe pritet të dërgohen në mbajtje.

“Gjatë këtij operacioni janë bastisur 9 lokacione. Shumica në Kaçanik dhe një në një fshat të Klinës. Gjatë operacionit janë arrestuar shtatë persona, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se vrasja dyshohet të jetë kryer për shkak të punës së Likës, si zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Dyshimet tona janë se vrasja e rreshterit ka ndodhur për shkak të detyrës së tij zyrtare. Mirëpo motiv do të qartësohet edhe pas intervistimit të personave të dyshimit”, ka theksuar Hoxha.

Njëri nga të arrestuarit është një ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa një tjetër është një 17-vjeçar që ka mbushur 18 vjet ditën e arrestimit.

Sipas tij, gjatë aksionit janë sekuestruar prova të rëndësishme që do t’i ndihmojnë hetimit, përfshirë dy vetura, telefona celularë, disa laptopë, një armë me 30 fishekë, maska, fishekë të tjerë, dylbi dhe dokumente të ndryshme.

“Deri më tani nuk persona nga Polica të arrestuar. Një persona ka qenë ish-pjesëtar i FSK-së. Kemi siguruar prova që e lidhin këtë grup kriminal dhe vrasjen e rreshterit”, ka shtuar Hoxha.

Në këtë operacion morën pjesë rreth 170 zyrtarë policorë nga njësitë e Ferizajt dhe Njësia Speciale Operative.

Ndërkohë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, deklaroi se motivi i vrasjes sipas hetimeve të deritanishme lidhet me detyrën zyrtare të rreshterit Lika. Ai theksoi se hetimet janë në vazhdim dhe motivi do të saktësohet pas intervistimit të të dyshuarve.

“Sot kemi rezultat preliminar ku 7 persona janë arrestuar, sigurisht se do shkojnë në mbajtje dhe do vazhdojmë procedurat e mëtejshme. Ia kemi pas borxh Muhamet Likës që ti bëjmë këto veprime dhe të kemi këtë rezultat. Deri më tani është herët por sipas asaj që kemi, lidhet motivi kryesor me punën e tij si rreshter, motivi do të vërtetohet”, ka thënë Çerkini.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika