8 të lënduar në një aksident trafiku në Pllasnicë të Kërçovës

Në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur 8 persona të lënduar në një aksident trafiku

Ilustrim

Tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në ora 23:45 në rrugën lokale nga fshati Lisiçan në fshatin Pllasnicë të Kërçovës në Maqedoni të Veriut.

“Mbrëmë në afërsi të fshatit Lisiçan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të ‘Audi’ me targa Makedonski Brodi, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga Makedonski Brodi dhe një automjeti ‘Opel Astra’ me targa nga Makedonski Brod, i drejtuar nga N.N. (19) nga fshati Lisiçan në Kërçovë.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar shoferi N.N, ndërsa të lënduar kanë pësuar edhe shoferi i mitur dhe gjashtë pasagjerë nga të dyja veturat, konfirmojnë nga Qendra Mjekësore Kërçovë”, njoftojnë nga MPB.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika