94 vjet nga lindja e regjisorit Stanley Kubrick

Stanley Kubrick, regjisori i njohur amerikan për regjinë e filmave të mirënjohur si "Dr. Strangelove, "A Clockwork Orange", "2001: A Space Odyssey", "The Shining" dhe "Full Metal Jacket" shënon 94- vjetorin e lindjes

Stanley Kubrick

Regjisori, producenti, skenaristi dhe fotografi amerikan Stanley Kubrick lindi në New York City më 26 korrik 1928.

Ai punoi si fotograf për revistën Look përpara se të eksploronte filmimin në vitet e 50-ta.

Ai vazhdoi me regjinë e një numri filmash të mirënjohur, duke përfshirë Spartacus (1960), Lolita (1962), Dr. Strangelove (1964), A  ClockWork Orange (1971), 2001: A Space Odyssey (1968), The Shining (1980) , Full Metal Jacket (1987) dhe Eyes Wide Shut (1999).

Filmi i tij i parë, drama ushtarake e vitit 1953 Fear dhe Desire, u realizua në mënyrë të pavarur nga një studio – një praktikë e pazakontë për atë kohë. Në fillim të karrierës së tij si filmbërës, Kubrick veproi si kineast, montazher dhe zëdhënës, përveç regjisë. Më vonë, ai do të shkruante dhe prodhonte.

Njëri nga filmat më të njohur në Kubrick është “2001: A Space Odyssey”, i publikuar në vitin 1968. Skenari i këti filmi ishte në bashkëshkrim me Arthur C. Clarek.

Për këtë film Kubrick fitoi 13 nominime për çmimin Oscar, ku njëra nga çmimet ishte edhe për punën e tij me efektet speciale, punë të cilën e bëri ai vetë.

Edhe katër vjet pas daljes, filmi bëri një bujë të madhe ne publik, dhe ishte ende në kinema.

Ndërsa, në vitin 2018, pak para ridaljes së “2001: A Space Odyssey” në teatrot Imax për të përkujtuar 50-vjetorin e saj, u shfaqën pamjet e vjetra të Kubrick duke shpjeguar fundin e tij enigmatik.

Ai tha se personazhi i Dr. Bowman merret nga “entitete të ngjashme me perëndinë” për studim, dhe si i tillë vendoset në një “kopsht zoologjik njerëzor” – një dhomë gjumi që synon të kopjojë mjedisin e tij natyror. Më pas, ai transformohet në Fëmijën Yll mbinjerëzor dhe dërgohet përsëri në Tokë, duke pasqyruar “modelin e një pjese të madhe të mitologjisë”.

Skenë nga filmi 2001: A Space Odyssey

Stanley Kubrick vdiq në gjumë pasi pësoi atak në zemër në shtëpinë e tij në Childwickbury Manor, Hertfordshire, Angli, më 7 mars 1999, disa orë pasi dorëzoi filmin e tij të fundit, Eyes Wide Shut (1999). Filmi, me aktorë Nicole Kidman dhe Tom Cruise (të cilët ishin të martuar në atë kohë), vazhdoi të fitonte vlerësime komerciale dhe kritike, duke përfshirë nominimet për çmimet Golden Globe dhe Satellite.

Filmi “Full Metal Jacket”, pasqyron të pavetëdijshmen dhe irracionalitetin e natyrës njerëzore

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika