Rama tregon se pse Shqipëria nuk kërkoi nga NATO ta përdorë nenin 5

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për gazetën amerikane “Politico”, ka treguar se pse Shqipëria pas sulmeve kibernetike nuk ka kërkuar nga Aleanca Veri Atlantike(NATO) të përdorë nenin 5. Ai ka thënë se Shqipëria vendosi të mos e ndërmerrte atë veprim, i cili do të rrezikonte përshkallëzimin dhe të fuste në antagonizëm aleatët e fuqishëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

 





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se pse Shqipëria pas sulmeve kibernetike nga Irani, nuk ka kërkuar nga Aleanca Veri Atlantike(NATO) të përdorë Nenin 5, i cili e trajton një sulm kundër një shteti anëtar si një “sulm kundër të gjithëve”, dhe që kërkon mbrojtje kolektive.

”Ishte e tepërt për ne të mendojmë dhe të arrijmë në vendimin se duhet t’i kërkojmë NATO-s të nxisë zbatimin e Nenit 5”, ka thënë Rama për gazetën amerikane “Politico”, transmeton Portali Dukagjini.

”Në fund, Shqipëria vendosi të mos e ndërmerrte atë veprim, që do të rrezikonte përshkallëzimin dhe të fuste në antagonizëm aleatët e fuqishëm”.

Rama ka thënë se sulmi kibernetik i Iranit mbi institucionet e shtetit shqiptari ishte si një bombardim, dhe për këtë, sipas tij, Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Por për shkak të ndërprerjes se marrëdhënieve diplomatike me Irani, hakerët iranianë sulmuan sërish Shqipërinë në fillim të shtatorit, duke çaktivizuar disa sisteme të përdorura në përpunimin kufitar dhe doganor.

Linja rreth asaj se kur një sulm kibernetik mund të shkaktojë Nenin 5 është e paqartë. Qendra e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të Përbashkët e NATO-s e përshkroi aplikimin e saj në një sulm kibernetik si “një pozicion i paqartë, por i qëndrueshëm i NATO-s”, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në 2018 se ”niveli i sulmit kibernetik për të shkaktuar mbrojtjen kolektive duhet të mbetet qëllimisht i paqartë”.

 





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika