Rizvanolli: Hapet thirrja për subvencionimin e pajisjeve efiçiente me vlerë prej 6 milionë euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se është hapur thirrja për subvencionimin e pajisjeve efiçiente dhe ngrohje për qytetarët me vlerë prej 6 milionë euro. Rizvanolli shtoi se me këtë thirrje për subvencionim synohet të ndihmohen të paktën 10 mijë familje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli





Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka thënë se kanë hapur thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente dhe ngrohje për qytetarët me vlerë prej 6 milionë euro.

“Pajisjet që do të subvencionohen përfshijnë kaldajat me biomasë, dru pelet, briket që do të subcenciohen me 1200 euro”, ka thënë Rizvanolli.

Rizvanolli ka thënë se në këtë subvencionim përfshihen dhe pompat termike, të cilat do të subcenciohen me vlerë prej 2500 euro. Në subvencionim ajo shtoi kondicionerët efiçientë, të cilët do të subvencionohen me vlerë prej 400 euro.

Ministrja e Ekonomisë ka treguar që aplikimi për këto masa bëhet online, përmes platformës e-Kosova.

“Për këtë masë nuk do të ketë nevojë për aplikim, sepse të dhënat do të merren direkt nga KESKO, do të fillojmë nga muaji shtator”, tha ministrja e Ekonomisë.

Mes të tjerash, Rizvanolli tregoi se qëllimi i kësaj thirrje është ndihma për familjet që duan të zëvendësojnë ngrohjen me energji me dru pelet ose briket ose dhe me pajisje që shpenzojnë 60 ose 70 për qind më pak energji .

“Me këto masa synojmë t’i ndihmojmë të paktën 10 mijë familje”, tha ministrja e Ekonomisë.

Rizvanolli shtoi se kjo është skema e parë e institucioneve të Kosovës për përkrahje të efiçientës së energjisë për qytetarët. Ajo e konsideroi si përvojë do të hap rrugën që dhe institucionet tjera të vazhdojnë me zbatimin e masave tjera për të përkrahur qytetarët.

“Kur flasim për eficiencë, flasim për komponenta të ndryshme, si izolimi i shtëpive, ndërrimi i dritareve, pajisjet me eficiencë të lartë e të tjera”, tha Rizvanolli.

Minstrja Rizvanolli tegoi se gjatë këtij viti kanë filluar plotësimin e masave, testimin e masave dhe “ka qenë rekomandim i të gjithë ekspertëve që të mos fillojmë me masa të shpejta për izolim të shtëpive, duke marrë parasysh mundësinë për dëmet që mund të shkaktohen në shtëpi”.

Këto dëme mund të bëhen nëse nuk bëhen intervenimet me një plan të duhur, por edhe duke e parë që në masat që janë zbatuar në të kaluarën ka pasur tendenca për keqpërdorime, shtoi Rizvanolli.

Po ashtu, Rizvanolli tha se do të kenë kapacitetet më të mira dhe do të jenë të gatshëm që së shpejti të fillojnë edhe me subvencionimin e izolimit të shtëpive.

 



Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika