Për herë të dytë, i digjet vetura drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së

Gjatë kohës kur po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, vetura e ish-drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së i digjet përsëri vetura





Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se të premten e shtatë tetorit derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thotë se pas ngjarjes ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit.
“ShSKUK menjeherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së kanë njoftuar se djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe janë duke kërkuar nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika