Gjatë seancës së plenare të së premtes së shtatë tetorit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë.
Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës është miratuar me 58 vota për, ka marrë mbështetjen në lexim të parë.
Ndërsa, katër deputetë kanë votuar kundër miratimit të këtij Projektligji, ka njoftuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
“Me 58 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se projektligji miratohet”, ka thënë Bogujevci.
Më tej, miratimi i Projektligjit në fjalë nuk është përkrahur nga opozita për emrin dhe strukturën që përcakton ky projektligj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjës së Qeverisë, të mërkurën e 14 shtatorit, ka deklaruar se Instituti për Krimet e Kryera gjatë luftës në Kosovë, do të funksionojë në kuadër të zyrës së kryeministrit.