Zgjidhet kryesuesi i Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës

Gjatë ditës është votuar për verifikimin e anëtarëve më të rëndësishëm të Universitetit të Prishtinës, ata të Këshillit Drejtues. Po ashtu në këtë mbledhje të senatit është zgjedhur edhe Kryesuesi i Këshillit Drejtues dhe zv. Kryesuesi

Rektorati i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

Për katër pika të rendit të ditës Senati i Universiteti të Prishtinës u mblodh në krye me anëtarin më të vjetër të Këshillit Drejtues, Azem Hajdari.

Fillimisht qëllimi ishte verifikimi i mandateve të anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të UP-së të zgjedhur nga senati dhe nga Ministria e Arsimit.

Para se të votohej verifikimi i tyre, u kërkua nëse ndonjëri nga anëtarët ka gjetur konflikt interesi tek emrat e anëtareve.

Pas kësaj të gjithë votuan pro e edhe nënshkruan deklaratën etike për anëtarët.

Ndërkaq, gjithashtu u propozua edhe emri për kryesuesin e Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Senati i Universiteti të Prishtinës gjatë mbldhjes për katër pika të rendit

Pas votimit, unanimisht në këtë pozitë u zgjodh Altin Salihu, ndërkaq zëvendës kryesuese Arbëresha Nela- Turjaka

Anëtarët e KD-së janë: Altin Sahiti, Arbëresha Nela Turjaka, Hajrullah Koliqi, Azem Hajdari, Naser Kabashi, Selim Bezeraj, Arian Krasniqi, Rifat Krasniqi dhe Arta Shehu Zaimi.

RTV Dukagjini raportoi të enjten për emrat që do të konfirmoheshin sot në Këshillin Drejtues që janë emëruar nga Ministria e Arsimit.

Këshilli drejtues është organi kryesor qeverisës i universitetit dhe ka përgjegjësi të përgjithshme strategjike për funksionimin efektiv institucional të universitetit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika