Kryeministri Kurti për liberalizimin e vizave për Kosoven tha se Kosova është vendi më proevropian në top gjashtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“BE-ja si projekt i rëndësishëm ka treguar që është në favor të liberazimit të vizave për Kosovën, por disa vende anëtare janë treguar skeptike për këtë çështje”, tha Kurti. Ai shtoi se imazhi i Kosovës është përmirësuar, duke përmendur faktin se policia ka kryer mbi 700 operacione kundër krimit dhe korrupsionit.
“Kemi përmbushur të gjitha kriteret dhe tashmë varet nga çdo vend anëtar i BE-së dhe t’i jepet fund skeptizmit”, shtoi mes tjerash Kurti.
Kryeminsitri Kurti ka theksuar se nuk ka alternativë tjetër për liberalizimin e vizave për Kosovën, përveç NATO-s dhe BE-së, duke shtuar se nuk do të jenë cinikë dhe nuk do të kenë hidhërim ndaj Evropës.
“BE-ja mund të përfitojë nga Kosova, jemi gjithsej 18 milionë në Ballkan, dhe u them kolegëve evropianë gjysmë në shaka, të na merrni në përqafim”, shtoi Kurti.
Kurti shtoi se synimi është të ketë një siguri më të madhe, sepse liberalizimi i vizave është një nga gjërat që duhet të ndodhë në të ardhmen. Sipas kryeminstrit, BE-ja ka nevojë të zgjerohet dhe të fuqizohet, ndërsa vendi i vetëm që përfiton nga dobësimi i BE-së është Federata Ruse.