Mot me vranësira dhe intervale me diell

Ditën e hënë të 10 tetorit në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 21 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të hënën e 10 tetorit në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale të shkurta me diell.

Në orët e mbrëmjes pritet të marrin karakter zhvillimi duke sjellur reshje lokale shiu në Rafshin e Dukagjinit.

Ndërkaq gjatë natës do të marrin shtrirje edhe në zonat e tjera të vendit, njofton Meteo Kosova.

Era pritet të fryejë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 25 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të sillen prej 18 deri në 21 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika