Agushi dhe Broqi, tenistët fitues të turneut memorial “Arben Zeka”

Fitues të turneut memorial "Arben Zeka" që është mbajtur në Pejë janë shpallur tenisti, Mal Agushi nga Shkupi dhe tenistja, Aja Broqi nga Kosova

Fotografi me fituesit e turneut memorial "Arben Zeka"

Tenisti i ri nga Shkupi, Mal Agushi dhe tenistja kosovare, Aja Broqi janë shpallur fitues të turneut memorial “Arben Zeka” qe është mbajtur në Pejë.

Në finale në konkurrencën e meshkujve, Agushi ka mposhtur ish-kampionin e shumëfishtë të Kosovës, Granit Bajraliu me 2-0 ne sete, 7/6 dhe 6/3 .

Tenisti i ri nga Shkupi, Mal Agushi

Në gjysmëfinale, Agushi ishte më i mirë se Melos Nallbani derisa Bajraliu eliminoi Muhamed Zuljin.

N[ konkurrencën e vajzave, Aja Broqi fillimisht në gjysmëfinale ishte më e mirë se Blearta Ukehaxhaj, derisa Broqi e dominoi meçin final duke e mposhtur Marija Djukic pa asnje gem te humbur, 6/0 dhe 6/0.

Tenistja nga Kosova, Aja Broqi

Turneu është organizuar nga Klubi i Tenisit Peja, Federata e Tenisit të Kosovës dhe Komuna e Pejës dhe është mbeshtetur nga “Prince Caffe”.

Arben Zeka ishte një ndër themeluesit e KT Peja, e i cili tragjikisht ndërroi jetë në vitin 2002 në Kanada, i cili kishte lënë pas vetes dy fëmijë, Nolin dhe Hanën.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika