Maqedonia e Veriut: 4 persona të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID – 19

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 1 mijë e 997 testime.

Në betejën me Covid-19 kanë humbur jetën 4 persona, ndërkaq janë regjistruar 142 raste të reja.

Nga 142 raste të infektimit, 25 janë riinfektime. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 198 pacientë brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 1 mijë e 112.

Deri më tani janë bërë, gjithsej, 1 milion e 990 mijë e 996 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 308 mijë e 294 pacientë, ndërsa i të shëruarve 297 mijë e 922, i vdekjeve 9 mijë e 260.

Ilustrim i statistikave të COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika