Koreja Veriore: Testimi i raketave, praktikë për ‘sulme bërthamore’ ndaj Koresë së Jugut

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka thyer heshtjen e saj mbi valën e fundit të testeve raketore të vendit, duke pretenduar se ato ishin pjesë e një serie procedurash të simuluara që synojnë të demonstrojnë gatishmërinë për të gjuajtur raketa bërthamore taktike në Korenë Jugore

Lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut

Koreja e Veriut ka testuar raketa balistike shtatë herë që nga 25 shtatori, sipas një numërimi të CNN, duke rritur tensionet në nivelin më të lartë që nga viti 2017.

Duke cituar liderin Kim Jong Un, i cili mbikëqyri stërvitjet, Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) tha se testet treguan se Pheniani ishte gati për t’iu përgjigjur kushteve rajonale dhe tensioneve, duke përfshirë “forcat e saj të mëdha të armatosura”.

Kim Jong Un vëzhgon lëshimin e një rakete

KCNA tha se seria e shtatë stërvitjeve të Koresë së Veriut tregoi se “forcat e saj luftarake bërthamore” janë “plotësisht të gatshme për të goditur dhe zhdukur objektet e vendosura në vendet e synuara në kohën e caktuar”.

Çfarë po testonte Koreja e Veriut?

KCNA tha më 25 shtator se punëtorët e Koresë Veriore morën pjesë në stërvitje, për të praktikuar atë që e përshkroi si ngarkimin e kokave bërthamore taktike, për të kontrolluar transportin e shpejtë dhe të sigurt të armëve bërthamore.

Tri ditë më vonë, ata simuluan ngarkimin e një koke bërthamore taktike në një raketë që në rast lufte, do të përdorej në “neutralizimin e aeroporteve në zonat e veprimit të Koresë Jugore”.

Zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së kanë paralajmëruar që nga maji se Koreja e Veriut mund të përgatitet për testin e saj të parë bërthamor që nga viti 2017, me imazhet satelitore që tregojnë aktivitet në vendin e saj të testimit bërthamor nëntokësor.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vëzhgon një stërvitje ushtarake më 8 tetor

Raporti i KCNA tha se stërvitjet e fundit, nga 25 shtatori deri më 9 tetor, ishin krijuar për të dërguar një “paralajmërim të fortë reagimi ushtarak për armiqtë” dhe për të verifikuar dhe përmirësuar aftësitë luftarake të vendit.

Në raport, Kim i quajti Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara “armiq”,  dhe tha se Koreja e Veriut nuk ka nevojë të zhvillojë bisedime me ta.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut “dënoi fuqishëm” lëshimet e fundit të raketave balistike të Koresë së Veriut dhe tha se ushtria e Koresë Jugore do të forcojë më tej qëndrimin e saj të mbrojtjes, përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me SHBA-në, dhe bashkëpunimin trepalësh të sigurisë që përfshin Japoninë.

Shtabi i Përbashkët i Japonisë tha se mjedisi i sigurisë përreth Japonisë po bëhej “gjithnjë e më i ashpër” dhe se stërvitjet me Marinën e SHBA-së po forconin aftësinë e aleancës për t’iu përgjigjur kërcënimeve.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika