Të mërkurën e 12 tetorit, Kosova ka mirëpritur edhe dy gazetare nga Ukraina.
“Liudmyla Troitska dhe Olena Solodovnikova – janë dy gazetaret e radhës ukrainase që kanë mbërritur sot në Kosovë”, ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, zyrtarja Ligjore e European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
Troitska dhe Solodovnikova do të strehohen në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.
Ndërkaq më 17 prill, Kosova ka strehuar gazetaren e parë nga Ukraina.
Gazetarja e parë ukrainase që kishte arritur në Kosovë, Lyudmila Makey ishte pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkaq së fundmi, më 17 korrik, Kosova ka pranuar dy gazetare ukrainase në Kosovë.