Kurti ankohet se nuk është i qetë as në ara nga gazetarët

Gazetarët janë të interesuar se çfarë ka biseduar kryeministri Albin Kurti, me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Ndërsa Kurti ka thënë se gazetarët po e shqetësojnë me pyetje edhe kur është në ara

 





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ankohet se gazetarët nuk janë duke e lënë të qetë as në ara.

“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, është ankuar Kurti.

Por kryeministri ka treguar se kur është  koha ideale për të mbjellë arat.

“Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në vitin 2022 është rritur për 15.5 për qind  sipërfaqja e mbjellë me grurë dhe për 91 për qind  ajo me misër.

Krahasuar me 2021, ai ka thënë se përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216 për qind për hektar, kurse për atë të misrit 119 për qind  për hektar.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika