BE-ja dhe SHBA-ja e dënojnë sulmin ndaj Policisë së Kosovës, kërkojnë të shmangen tensionet

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e ka dënuar sulmin ndaj policëve të Kosovës, i cili ka ndodhur në mëngjesin e së premtes në Komunën e Zubin Potokut.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, nga kjo zyrë kanë thënë se çfarëdo lloj sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, është i papranueshëm.

“Bashkimi Evropian në Kosovë dënon ashpër sulmin e dhunshëm ndaj patrullës së Policisë Kufitare të Kosovës në komunën e Zubin Potokut mëngjesin e sotëm. Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës kundër policëve të saj është i papranueshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Postimi në Twitter

Tutja ata kanë bërë thirrje që të ulen tensionet dhe t’i lihet organeve përgjegjëse ta kryejnë punën e tyre.

“U bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të kryhet nga organet përkatëse ligj-zbatuese”, thuhet në reagimin e tyre.

Këto sulme i ka dënuar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se sulmet drejtuar policëve të Kosovës, ndodhën kur këta të fundit po kryenin detyrën e tyre.

“Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë zjarri dhe hedhur gurë ndaj zyrtarëve kosovarë të zbatimit të ligjit pranë Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën kur autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare”, ka thënë ai.

Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA-së në Kosovë

Tutje, ai bëri të ditur se janë kundër spekulimeve që do të çonin në një tensionim të mëtutjejmë të situatës.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne jemi kundër spekulimeve që do të rrisnin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”, ka shtuar ai.

Në tri ditët e fundit, sipas Policisë së Kosovës, kanë ndodhur tri sulme ndaj tyre. Mjetet me të cilat janë sulmuar, fillojnë prej gurëve deri tek armët e zjarrit e granatat e dorës.

Gjatë ditës së premte, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla bashkë me Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, kanë deklaruar se të katër sulmet ishin të orkestruara dhe se dyshohet që kanë ardhur si pasojë e aksioneve të mëhershme të Policisë së Kosovës, për ndalimin e kontrabandës.

Këto sulme Sveçla, i ka cilësuar si akt terrorist.

Policia sulmohet me armë dhe granata, Sveçla e quan akt terrorist

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika