Të hënën, Lajçak viziton Beogradin

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të hënën do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Miroslav Lajcak dhe Aleksander Vuçiq





Të hënën e 17 tetorit, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian(BE) për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të jetë për vizitë në Beograd, ku në takim do të pritet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi do të mbahet në orën 13:30, në ndërtesën e Presidencës së Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Ky i fundit tha se pret që diskutimi i sotëm me Lajçakun të jetë i vështirë, raporton N1.

Ai shtoi se edhe të tjerët me të cilët ka biseduar për Kosovën “nuk e kanë përmendur vitin 2024 si afat për arritjen e marrëveshjes, por vetëm se në pyetje janë javë”.

Ai po ashtu tha se vendi i tij, në 24 vjetët e fundit, nuk ka qenë në një pozitë të këtillë kaq të vështirë.

Ndryshe, kjo vizitë e Lajçakut në Beograd vjen një javë pas asaj në Kosovë.

Emisari Lajçak, më 13 tetor ishte në Kosovë, ku në takim u prit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Pas takimit, ai kishte thënë se është mirë që të ketë progres dhe normalizim të dialogut Kosovë-Serbi, para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse sipas tij, këto zgjedhje do ta zhvendosin vëmendjen prej dialogut.

Ai kishte theksuar se pikërisht për këtë arsye, do të jetë edhe në Beograd.

 





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika