Osmani: Populli i Kosovës është në krah të popullit ukrainas

E para e vendit, Vjosa Osmani, në takim me një delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia, ka thënë se përvoja e Kosovës mund ta ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me Delegacionin e Rrjetit Global të Viktimave





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën ka pritur në takim një Delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia.

Në këtë takim, e para e vendit ka thënë se historia më e re e Kosovës, bart në vete rrëfimin e trishtë të mbi 20 mijë grave të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999, nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“Përvoja e Kosovës mund ta ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndër të tjera, Osmani ka thënë se populli i Kosovës është në krah të popullit ukrainas dhe do të vazhdojë mbështetjen ndaj tij me të gjitha mundësitë.

Ndryshe më 14 prill, në hapjen e ekspozitës për Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i trajtojnë të gjitha rastet me prioritet.

Osmani derisa ka theksuar se do të jetë zëri i viktimave, ka thënë se heshtja për këto krime nuk ka vend në përpjekjet e vendit për drejtësi.

“Drejtësia do të jetë e qëndrueshme vetëm atëherë kur kriminelët që kryen këto krime do të ballafaqohen me drejtësi. Lirinë e kemi fituar, por paqja për shumë qytetarë e qytetare tona nuk do të jetë e plotë derisa drejtësia dhe ndëshkimi për krimet e bëra të jetë përfundimtar”, është shprehur Osmani.

“Ju keni bërë thirrje që të jemi zëri i juaj, kurse sot ju them se zëri juaj do të jem sot e çdo ditë”, shtoi ajo.

Presidentja e vendit, teksa ka theksuar se gjatë muajit prill kishin ndodhur më së shumti dhunimet, ajo u ka bërë thirrje të gjithë viktimave të një krimi të tillë që të aplikojnë për njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunë seksuale.

“Shënimi i 14 prillit, muajit edhe kur ka pasur më së shumti dhunime gjatë luftës në Kosovë do të ishte vulosje e përhershme e një kapitulli të dhimbshëm e tragjik i historisë sonë dhe do të ishte bashkim i zërave tonë, për të treguar se si gra e burra të Kosovës përkundër vuajteve të mëdha, e shndërruan vuajtjen e tyre në forcë për të ngritur zërin për drejtësi”.

“U bëj thirrje grave e burrave të këtij vendi të cilët kanë qenë viktima të një krimi të tillë që të aplikojnë para komisionit qeveritar për njohjen e statusit të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës sepse procesi është i sigurt, sepse institucionet e Kosovës janë këtu për t’iu mbështetur”, ka thënë Osmani.





Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika