Certifikohen drejtorët dhe koordinatorët e cilësisë në shkollat e arsimit dhe aftësimit profesional

Të hënën është mbajtur ceremonia e certifikimit të 39 drejtorëve e koordinatorëve dhe 14 trajnerëve që kanë zhvilluar trajnimet, certifikim ky që është bërë nga Ministria e Arsimit dhe projekti ALLED2

Procesi i certifikimit

Sigurimi i Cilësisë është pjesë e rëndësishme e projektit ALLED2 duke qenë një nga elementet kyçe në kornizën e politikave të BE-së.

Qëllimi specifik i ALLED2 është që ta forcojë cilësinë dhe relevancën e programeve arsimore dhe aftësuese për tregun e punës dhe që ta mbështetë përshtatjen e kornizës legjislative dhe të mekanizmave, si një parakusht për rritjen e punësimit.

Në dy vitet e fundit u mbajtën programe trajnimi në 20 shkolla me qëllim të rritjes së cilësisë në këto shkolla.

Ndërsa të hënën u mbajt ceremonia e certifikimit të 39 drejtorëve e koordinatorëve dhe 14 trajnerëve që kanë zhvilluar trajnimet, certifikimi u bë nga Ministria e Arsimit dhe projekti ALLED2.

Foto ilustrim

Ministrja Nagavci tha se ky projekt kishte për qëllim përmirësimin e cilësisë në shkolla profesionale.

“Sigurimi i cilësisë, përveç se është një element kryesor i kornizës politike të BE-së për arsimin dhe aftësimin profesional, është i rëndësishem edhe për ministrinë dhe qeverinë. Qëllimi i Ministrisë së Arsimit është që të aplikojmë mekanzimat për sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, këtë e realizuam me ndihmën e projektit ALLED2 e cila na ofroi zgjidhje për sigurimin e cilësisë për shkollat profesionale”, theksoi Nagavci.

Për rëndësinë e këtij projekti ka folur edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

“Projekti ALLED2 ka mbështetur shkollat profesionale për të mirëmbajtur mekanizmat e sigurimit të cilësisë dhe duke mbështetur më tutje zhvillimin e kapaciteteve të koordinatorëve si dhe sigurimi i cilësisë për drejtorë e shkollave profesionale.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Koordinatorët e cilësisë kanë pasur mundësinë që të mbajnë nivelin e kolegëve dhe të ndihmojnë njëri tjetrin.

“Arsyeja e këtij projekti është që të ndihmojmë shkollat profesionale në Kosovë që të jenë më cilësore dhe më konkurruese”.

Ndërsa përfaqësuesi nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen theksoi se ky është një intervenim i domosdoshëm në Kosovë, po ashtu sipas tij sigurimi i cilësisë në shkolla profesionale është e domosdoshme për përgatitjen për treg të punës.

Projekti ALLED2 është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim ku ka trajnuar drejtorët e shkollave dhe koordinatorët për cilësi, me qëllimin e vetëm të harmonizimit dhe aftësimit me nevojat e tregut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika