Abdixhiku për Qeverinë: Kur nuk ke punë për të treguar i kthehesh propagandës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur të paaftë qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në gati dy vjet mandat

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së





Të paaftë dhe të dezertuar nga nevojat e qytetarëve e ka quajtur Qeverinë e Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se në mungesë të punëve ai dhe partia e tij po merren me propaganda.

“Është me rëndësi të thuhet që është e rëndë për një vend, që pas dy viteve qeverisje propaganda të jetë mjet i vetëm i artikulimit politik, na humbën dy vite. Është dashure të na fliste për rrugët që i ka shtru, është dashur të fliste për termocentral, shkollë, për 50 çerdhe që i ka ndërtu, është dashur ti ndërtonte 50 çerdhe”, ka thënë ai.

Abdixhiku, e ka kritikuar edhe menaxhimin e Qeverisë, në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se në mungesë vizioni, po ndërrohen shpesh edhe ministrat.

“Ministri i dytë i ka ikë e po vjen i treti, jo të na flasin për propagandë të shkuar, jo të flasin për të kaluarën, jo të flasin për kundërshtar që nuk janë më”, ka thënë ai.

Gjuhën e pushtetit, Abxidhiku e ka cilësuar si gjuhë të opozitës, teksa e kritikuar për sulme të personave të cilët nuk janë më aktiv në politikën shqiptare, siç janë ish-udhëheqësit e qeverive të kaluara.





Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika