Ramabaja: Politika kosovare pa racionalitet, përgjegjësia mbi të gjithë

Analisti politik, Sadri Ramabaja, në Debat Plus ka komentuar situatën pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Qeverisë së re, duke thënë se racionaliteti në politikën kosovare “ka migruar dhe është arratisur kaherë”.

Ai ka shtuar se arritja e marrëveshjes së LVV-së me disa deputetë të LDK nuk u realizua dhe se sipas tij, janë fokusuar më shumë te interesi i partive sesa te interesat e qytetarëve.

“Nga politika kosovare racionaliteti ka migruar është arratisur kaherë. Dhe nuk u arrit një çështje e tillë. Prisja pasi kam pasur informacione se ka pasur bisedime me disa deputetë të LDK dhe mendoja se megjithatë një kategori që thirren shumë në interesin e shtetit, qytetarëve. Po ti kishin besuar me shumë institucioneve përgjegjëse të LDK ata nuk do të kishin biseduar por atyre iu ka interesuar mbi të gjitha interesi i Republikës.

Përgjegjësinë e kanë të gjithë por mbi të gjitha përgjegjësinë e ka opozita që na ka zvarritur gjatë kohë, edhe Kurti ka Përgjegjësi pasi ka pasur mundësi që disa çështje që ndërlidhen me votimin e kryeparlamentarit të zgjidhen më herët”, ka deklaruar Ramabaja në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika