Avokati i Thaçit: Dosja e aktakuzës një milion faqe

Dosja e Gjykatës Speciale ndaj ish liderit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi ka arritur numrin prej një milion faqe, ka thënë avokati mbrojtës i Thaçit, Dastid Pallaska

“E gjithë aktakuza në seancën statusore u konstatua se është arritur kufiri prej 1 milion faqesh në dosje. Ku keni parë një dosje një milion faqe, gjejnë një rast ku keni parë”, ka deklaruar avokati Dastid Pallaska në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Dardan Pallaska ka treguar detaj që aktakuza e ndaj ish-drejtorit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Hashim Thaçi ka arritur afër një milion faqe.

Pallska ka treguar se me pa durim është duke pritur që të nisë gjykimi sepse sipas tij, nuk ka prova nga ana gjykatës.

“Aktakuza është një shënjestër në lëvizje kur nuk ki një aktakuzë të qëndrueshme. Kjo është indikacion i pasigurisë totale që mbizotëron me siguri në zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe se qasja se tyre është mungesë e thelbit të aktakuzës që mundohen ta mbulojnë me vëllim”.

“Vëllimi është i pa rëndësishëm nëse shumëzohet me zero, p.sh. 100 X 0 = 0, nuk ka kurrfarë logjike matematikore apo tjetër. Kjo qasje, dhe për këtë arsye aktakuza është shënjestër në lëvizje, e cila ndryshon kohë pas kohe dhe nuk ka përmbyllje të hetimeve”, ka deklaruar Pallaska.

Sipas tij, Prokuroria Speciale kishte intervistuar shumë persona si të dyshuar që për ta as nuk është ngritë aktakuzë apo të kenë marrë njoftim se hetimet ndaj tyre kanë pushuar.

“Ata janë duke i mbajtur në paraburgim Thaçin edhe gjithë të tjerët me narracion për frikësim të dëshmitarëve”, ka thënë Pallaska teksa ka shtuar se, shumica e të intervistuarve janë në cilësinë e të dyshuarve. Ai ka shtruar pyetjen se “a nuk është frikësim ky i dëshmitarëve?”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika