Kurti: E ardhmja e shtetit dhe shoqërisë sonë varet nga arsimimi

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje ka bërë të ditur se është nisur për në Gjakovë për vënien e gurthemelit të një shkolle dhe çerdheje, gjersa ka shtuar se "E ardhmja e shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë sonë mbarë varet nga arsimimi"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar ka bërë të ditur se është nisur për në Ponoshec të Gjakovës ku do të vihet gurthemeli i një shkolle fillore dhe në Rezinë të Gjakovës ku do të vihet gurthemeli i një çerdheje.

Përmes një videoje në Facebook, Kurti ka njoftuar se para këtyre aktiviteteve në Prishtinë ka ndarë çmime dhe mirënjohje për 45 nxënësit të cilët kanë marrë pjesë në gara ndërkombëtare dhe vendore gjatë vitit 2022.

“E ardhmja e shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë sonë mbarë varet nga arsimimi”, ka vijuar Kurti.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ka thënë se emisari Escobar është mik i madh i Kosovës dhe kontribuues i paqes dhe demokratizimit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Kreu i Qeverisë, Kurti ka thënë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema, si partneriteti ndërmjet dy vendeve, progresi dhe reformat në Kosovë, procesi i dialogut e shumë të tjera.

“Me Escobar folëm për shumë tema përfshirë edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për gatishmërinë me takime e me arritjet e marrëveshjes, Kosova është e gatshme për marrëveshje me njohje reciproke në qendër”.

Kurti ka thënë se Kosova është palë kreative dhe konstruktive në procesin e dialogut.

Kurti: Escobar është mik i madh i Kosovës dhe kontribuues i demokratizimit në rajon





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika