Escobar: E përkrahim Gjykatën Speciale

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka bërë të ditur se ShBA e përkrah punën e Gjykatës Speciale





I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka ritheksuar qëndrimin e ShBA-së, se e përkrah punën e Gjykatës Speciale.

Escobar ka thënë se krimet luftës në vitet ’90-ta duhet të trajtohen nga autoritetet vendase, teksa e ka theksuar nevojën për Gjykatën Speciale.

“Ne e përkrahim punën e Speciales. Unë besoj se çdoherë e më shumë krimet e kryera në vitet ’90 duhet të trajtohen nga autoritetet vendëse, në mënyrë të drejtë dhe proces të duhur. Por, besoj se ende ka nevojë për Gjykatën Speciale dhe mekanizmat që e përkrahin këtë organizëm. Prandaj, po e përkrahim Gjykatën Speciale”, ka thënë Escobar.

Ndërkaq, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka firmosur një letër drejtuar kryeministrave dhe presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në përpjekje për të nisur një raport vijues kundër raportit të Dick Martyt.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika