Osmani ka takuar ambasadorët evropianë, u ka thënë se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të enjten ambasadorët evropianë, atë të Norvegjisë, Greqisë dhe Luksemburgut, të cilëve Osmani iu ka folur për çështjen e liberalizimit duke theksuar faktin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

Fotoilustruese





Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të enjten ka mbajtur takim me ambasadorët e tri vendeve, atë të Norvegjisë, Greqisë dhe Luksemburgut.

Osmani ka thënë se Kosova është vendi më proevropianë dhe ndan të njëjtat vlera me popujt e tjerë evropianë.

Presidentja Osmani, theks të veçantë i ka vendosur çështjes së liberalizimit të vizave, që sipas saj Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe duket zbatuar rekomandimi i KE-së për heqjen e vizave.

“Sipas Presidentes Osmani liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbetet peng i teknikaliteteve të reja dhe se vendimmarrja politike duhet të ndodhë gjatë Presidencës Çeke, ndërkaq hyrja në fuqi sipas praktikave paraprake”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Vlen të theksohet, se Presidentja Osmani në takim me ambasadorët evropianë, ka diskutuar rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mundëson fuqizimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika