Arrestohet i dyshuari që nuk e ktheu veturën me qira

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, i cili nuk e ktheu veturën me qira

Fotoilustrim





Policia Kosovës ka njoftuar se një person, të mërkurën e 19 tetorit, kishte marrë një veturë me qira, por nuk e kishte kthyer.

Ndërsa, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se, të shtunën e 22 tetorit, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar.

“Më 22.10.2022 është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, lidhur me mashtrimin që i ka bërë ankuesit, mashkull kosovar, duke marrë veturën e dhënë me qira për dy ditë dhe nuk e ka kthyer sipas marrëveshjes”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, mashkull, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika