Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë: Mbi një mijë infermierë pritet të largohen nga Kosova gjatë vitit 2023

Infermierët e Mjekimit Intensiv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret janë vetëm disa nga departamentet të cilat do të mbesin pa infermierë në vitin 2023. Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë ka thënë që 1 mijë e 500 infermierë pritet të largohen nga Kosova gjatë vitit të ardhshëm

Foto ilustrim

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së në një komunikatë për media kanë shprehur shqetësimin e tyre për largimin infermierëve nga Kosova e në veçanti të A.G, L.I, G.S, K.D, V.I, G.K, për të cilët kanë thënë që janë disa nga 500 infermierët të cilët janë larguar gjatë këtij viti.

Ndërsa kanë theksuar se 1 mijë e 500 të tjerë janë në përgatitje që të largohen gjatë vitit 2023 dhe kanë kërkuar që ky trend të ndalet duke u ofruar kushte për punë dhe rritje pagash.

“Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intensiv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativë dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj”.

“Ndërsa ikja e tyre do t’i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinika të lartpërmendura, pasi janë pikërisht këta profesionistë që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarësisht mungesës së mjekëve”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, kanë shtuar se presin që Qeveria të reflektojë dhe këta profesionistë të mos largohen nga Kosova, sepse nuk ka mundësi që ata të zëvendësohen pasi profesionistët e tillë nuk krijohen brenda muajit dhe ata të cilët pësojnë nga kjo situatë janë qytetarët.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika