Mehaj takohet me shefin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, bisedojnë për angazhimin e mëtutjeshëm

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral Arben Kingjin me delegacionin e tij

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral Arben Kingji





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të vizitës zyrtare në nivel të shefave të mbrojtjes ka pritur në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral Arben Kingjin me delegacionin e tij.

Mehaj ka njoftuar se në këtë takim i ka shprehur falënderimin për mbështetjen vëllazërore Gjeneral Kingjit si vend anëtar i NATO-s.

“Ndër të tjera, e ritheksova edhe rëndësinë shumë të madhe për ne që ka mbështetja e ministrisë dhe forcave të Republikës së Shqipërisë, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi”, ka shkruar Ministri Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes ka shtuar se Gjeneral Arben Kingji e ka falënderuar për pritjen vëllazërore dhe për emocionet e impresionet e veçanta të vizitës me këtë rast.

“Ai na përgëzoi për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, duke konfirmuar angazhimin nga autoriteti dhe ekipi i tij, në mbështetjen e mëtejme për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, ka shtuar Mehaj.

Mehaj ka theksuar se me Gjeneral Arben Kingji kanë konfirmuar angazhimin dhe përkushtimin maksimal për të realizuar objektivat ndështetërore në planin ushtarak edhe në të ardhmen.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika