Rizvanolli në kuadër të Procesit të Berlinit flet për nevojat e Kosovës në sektorin e energjisë

Ministrja e Ekonomisë, ka kërkuar nga vendet e BE-së mbështetje për sektorin energjetik të Kosovës

Ministrja e Ekonomisë në Qeverinë e Kosovës, Artane Rizvanolli





Në kuadër të Procesit të Berlinit, ministrja e Ekonomisë në Qeverinë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka prezantuar planet dhe nevojat e Kosovës në sektorin e energjisë.

Po ashtu, Rizvanolli para të pranishmëve, i ka njoftuar ata për masat që i ka marrë Qeveria e Kosovës në përballjen me krizën energjetike.

“Në takimin e ministrave të Energjisë në kuadër të Procesit të Berlinit, me ftesë të ministrit Gjerman për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik, Robert Habeck, kam prezantuar progresin, planet dhe nevojat e Republikës së Kosovës në sektorin e energjisë, si dhe masat për përballjen me krizën energjetike evropiane”, ka shkruar Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli në këtë takim ka bërë të ditur se ka theksuar nevojën për përshpejtimin e mbështetjes nga Bashkimi Evropian dhe nga Gjermania për efiçiencë të energjisë në sektorin e banimit, ngrohje qendrore, si dhe kapacitete të reja gjeneruese të burimeve të ripërtërishme të energjisë.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika