Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ende kërkojnë drejtësi

Tmerri që kishte përjetuar gjatë vitit 1999, Shyrete Tahiri-Sylejmanit, i qëndron edhe më tutje para syve. Tahiri - Sylejmani, e cila para 3 viteve dorëzoi kallëzim penal, për dhunën seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës, ka thënë se asnjëherë nuk iu shuan shpresat që një ditë do të ketë drejtësi. Ndërsa, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës kanë thënëse edhe më tutje, institucionet nuk janë duke bërë aq sa duhet për zbardhjen e këtyre krimeve





Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur Shyrete Tahiri – Sylejmani ka përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, por ajo ende i ka të freskëta kujtimet e hidhura.

E mbijetuara e dhunimit, përkundër që tash e disa vite ka nisur një jetë të re, kujtimet e trishta të vitit 1999 e ndjekin gjithmonë nga pas.

“Është një dhimbje në vete që gjithmonë që kurrë nuk largohet që vetëm mësohesh me jetu me të. Më kujtohet vetëm një rast, një moment, kur i dëgjojsha vajzat duke qajtë edhe kam mendu, o Zot kisha dashtë që ato t’i kishin myt para dhe t’i kisha pa që më kishin myt edhe mua”, ka thënë Shyhrete Tahiri- Sylejmani, e mbijetuar e dhunës seksuale.

Ka rreth 3 vite që ajo ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, kallëzim penal për torturën që ka përjetuar gjatë luftës.

Ajo tregon se para disa javë së bashku me Prokurorinë kanë shkuar në vendin, se ku ishte dhunuar para fëmijëve të saj.
“Para disa jave kemi qenë të vendi i ngjarjes kështu që tash janë duke e kërkuar më gjerësisht me kërku kush ka jetu në qat zonë më heret. Shumë është e vështirë, mu rikthye lufta edhe njëherë se u kanë shumë e keqe ajo”, ka thënë Tahiri- Sylejmani.

Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve të vogla, Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka thënë se edhe më tutje institucionet, vazhdojnë të mos bëjnë mjaftueshëm për të ofruar drejtësi për këto viktima.

“Sa i përket drejtësisë, fatkeqësisht këto krime mbesin të pandëshkuara, dhe për faktin që mbesin të pandëshkuara paraqet shqetësim të madh te grupi dhe jo vetëm te personat direkt që e kanë mbijetuar krimin, por edhe familjarë të tyre”, ka thënë Rushiti nga QKRMT.

Rushti ka treguar se 23 raste të dhunimeve, kanë shkuar në duar të institucioneve nga qendra e tyre, derisa ka thënë se në disa raste janë identifikuar edhe personat që dyshohet se kanë kryer këto krime.

Për numrin e lëndëve që kanë të bëjnë me rastet e dhunimeve seksuale gjatë luftës dhe për kallëzimin penal që ka dorëzuar Tahiri- Sylejmani, nuk janë përgjigjur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila tash e 7 vite ka kompetencat për zbardhjen e krimeve të luftës.

Derisa ditë më parë, prokurorja Drita Hajdari, në Forumin për gratë, Paqen dhe sigurinë, ka drejtuar kritika për EULEX-in, e UNMIK-un për mospunën e bërë në drejtim të zbardhjes së krimeve seksuale të ndodhura gjatë luftës.

Në Kosovë konsiderohet se 20 mijë persona kanë qenë të dhunuar gjatë luftës, prej tyre shumica gra dhe vajza.

 





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika