Von der Leyen takohet me Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në ambientet  e qeverisë për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, pas takimit me presidenten Osmani ajo ka theksuar se Kosova ka rikonfirmuar dhe ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave, i keni përmbushur të gjitha standardet, duhej të bëhej në korrik të vitit 2018 tanimë e kemi konfirmuar që keni përmbushur, detyra jonë është të bindim Këshillin Evropian, kemi punuar me presidencën çeke, mund të llogarisni në mua personalisht, do të mundohemi të bëjmë gjithçka pasi po bëni një punë mbresëlënëse përkundër vështirësive, luftës në Ukrainë që ka dërguar valë shokuese në gjithë botën”, ka deklaruar ajo.

Shefja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, ka thënë se Evropa nuk është e plotë pa Kosovën.

“Ju sigurojmë që BE-ja është e përkushtuar më shumë se kurrë në procesin e zgjerimit, do t’ju mbështesim aq sa mundemi”.

Von der Leyen: Evropa nuk është e plotë pa Kosovën, do ju mbështesim aq sa mundemi





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika