Abdixhiku për “zhgënjimin” e ShBA-së: Nuk është lidhja që e kemi menduar ndonjëherë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosova ka çdo të drejtë në vendosjen e ligjshmërisë, njësoj "siç e ka domosdoshmëri koordinimin me aleatët historik në ndjekjen e synimeve të veta strategjike"

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK)





Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin dhe ka bashkëbiseduar me qytetarë për papërballueshmërinë, krizat e njëpasnjëshme dhe për ikjen.

Abdixhiku ka thënë se në kohë të zhvillimeve të ndjeshme politike, institucionet e vendit duhet t’i trajtojnë me ndjeshmëri të lartë rekomandimet dhe kërkesat e qytetarëve.

“Sjellja me arrogancë ndaj kërkesave të sinqerta të tyre, dëmton interesat strategjike të vendit. Siç na mëson e shkuara, këto marrëdhënie janë fundamentale për progresin tonë kolektiv, siç janë esenciale për pozicionimin tonë më të mirë në kohë të paqartësive globale”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Tutje, Abdixhiku ka theksuar se “është tejet brengosës fakti që Qeveria e ShBA-ve shprehet e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës. Kjo s’është lidhja që e kemi menduar ndonjëherë”.

Sipas Abdixhikut, e drejta e zbatimit të ligjit në gjithë territorin e vendit duhet të vlerësohet si garancë për vendin tonë. Ai shton se Kosova ka çdo të drejtë në vendosjen e ligjshmërisë, “siç e ka domosdoshmëri koordinimin me aleatët historik në ndjekjen e synimeve të veta strategjike”.

ShBA “e zhgënjyer”: Qeveria e Kosovës i refuzoi kërkesat e ndërkombëtarëve





Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika