PDK: Mijëra zyrtarë publikë rrezikojnë largimin nga puna

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi, në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë nga radhët e PDK-së, ka thënë se "qeveria aktuale ka nisur përpjekjet antikushtetuese në administratën publike" gjersa ka shtuar se mijëra zyrtarë publikë rrezikojnë të mbeten pa punë

Përparim Gruda, PDK





“Qeveria aktuale ka nisur përpjekjet që, nëpërmjet ligjit, të kapë Administratën Publike, dhe të largojë nga puna mijëra zyrtarë civilë që kanë pozita menaxheriale”.

Kështu ka deklaruar në një konferencë për media, Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda.

Ndër të tjera, Gruda ka thënë se ky veprim i qeverisë aktuale është antikushtetues dhe cenon procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Sipas tij, kjo përpjekje e qeverisë është shantazh dhe kërcënim direkt, për të vënë nën kontroll politik gjithë shërbimin civil të Kosovës.

“Qeveria aktuale pasi ka kapur çdo institucion publik, duke emëruar e punësuar familjarët e tyre dhe zyrtarët partiakë në pozita drejtuese dhe në borde të institucioneve publike, tani ka nisur përpjekjet kundër kushtetuese në administratën publike”.

Gruda ka thënë se nëpërmjet projektligjit për Zyrtarët Publikë të Kosovës, qeveria po cenon sigurinë juridike të shërbimit civil.

“Qeveria ka paraparë që pas hyrjes në fuqi të këtij projektligji, t’ua ndërpresë kontratat e punës që kanë fituar sipas akt emërimeve të përhershme, të gjithë zyrtarëve të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues në administratën publike, të shpallë konkurse të reja për të gjitha këto pozita, dhe këto pozita të jenë me mandat 4-vjeçar. Këtu bëhet fjalë për mijëra zyrtarë që aktualisht mbajnë këto pozita. Me këtë rast, mijëra familje do të mbesin pa të ardhurat e tyre. Pra, për pozitat e të gjithë këtyre zyrtarëve do të shpallen konkurse të reja dhe atyre do t’u pushojë marrëdhënia e punës që kanë tani, për t’u zëvendësuar me militantë partiakë.”, tha Gruda.

Po ashtu, ai ka shtuar se vërejtjet e Zyrës së Bashkimit Evropian për këtë projektligj, qeveria aktuale nuk i ka marrë parasysh.

“Cenimi i pozitave të tilla bie ndesh me zotimet që Kosova ka marrë me Marrëveshjen për Stabilizim Asociim të lidhur me Bashkimin Evropian. Për saktësi, neni 120 i saj, përcakton mes tjerash, se Kosova merr përsipër “[…] zhvillimin e mëtutjeshëm të një administrate publike profesionale, efikase dhe të përgjegjshme në Kosovë, bazuar në përpjekjet e deritanishme të ndërmarra për reformat në këtë fushë […]”. Vetë BE dhe SIGMA si organ i specializuar në çështjet e administratës publike brenda BE-së, kanë vënë në dukje se projektligji në formën si është prezantuar i shërben vetëm politizimit të administratës dhe korruptimit të saj për shkak të mungesës së integritetit menaxherial me mandat”, ka thënë tutje Gruda.

Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë Kurti që para se ta miratojë këtë projektligj, t’i largojë “dispozitat kundër kushtetuese”.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika