Refuzoi zbatimin e vendimit për targa, IPK-ja rekomandon suspendimin e drejtorit të Policisë në veri

IPK-ja kërkon të suspendohet drejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, pasi ai refuzoi të shpërndajë fletëqortime

Foto ilustrim





Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriut.

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicës së Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Krahas hetimit penal, inspektorati ka thënë se do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.

“Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së është rekomanduar suspendimi i të njëjtit. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”.

Nenad Gjuriq, drejtor i policisë për rajonin e veriut, ka thënë të mërkurën se policia në atë pjesë të Kosovës nuk do ta zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese sepse ai vendim është “politik dhe drejtuar kundër komunitetit serb”.

“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, ka thënë Gjuriq më 2 nëntor, dhe ka shtuar se “patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”.

Gjuriq i bëri këto deklarata, pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë dhe katër kryetarëve të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok).

Ndërkaq, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se të gjithë përfaqësuesit e partisë së tij ofrojnë mbështetje të plotë “për policët e drejtorisë rajonale të veriut”.

“Serbët nuk duan të zëvendësojnë targat e tyre KM me targat RKS”, tha Simiq.

“Shqiptimi i dënimit të parë do të pasohet me një reagim të ashpër dhe rezistencë të fortë me të gjitha mjetet demokratike. Nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në këtë moment”, tha ai.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika