Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka komentuar rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, duke thënë se propozimet për plotësimin e tij janë pjesë e një procedure ligjore dhe kushtetuese.
Rrahmani ka deklaruar se propozimet synojnë që ligji të plotësohet me çështje të tjera që mund të kontribuojnë në përmirësimin e tij, duke theksuar se një praktikë e tillë është ndjekur edhe më herët.
“Mendoj se ka pas gabim diçka, propozimet ose kërkesa ka ardh për shkak se ka të tjerë që mendojnë se mundet me u plotësu dhe munden me u shtu edhe çështje tjera që munden më qenë më produkteve në këtë proces. Është procedurë ligjore, kushtetuese e cila ligjet që dikush mendon se munden me u plotësu dhe më qenë më mirë është me rregull dhe besoj se do të duhej ta kishim praktikë sa herë që ndodh që dikush qoftë për brenda Kuvendit, qoftë prej institucioneve tjera e sheh se mundet me kontribu ta njoftojë Presidenten dhe ajo të bëjë rekomandimin se çka duhet të plotësohet te ligji – është një rregull që ka ndodhur edhe më herët por tash po bëhet shumë zhurmë dhe janë duke u mundu me i humb vlerën këtij ligji. Ky ligj nuk e humb vlerën përkundrazi po mundohet me i dhënë edhe më shumë vlerë në atë çka do t’ju ndihmojë atyre (ish-krerëve të UÇK-së në Hagë) dhe vlerës së luftës së lavdishme të UÇK-së që ka ndodhur në vendin tonë”, u shpreh Rrahmani.
Rrahmani, mes tjerash, ka kundërshtuar gjithashtu pretendimet se kjo çështje mund të lidhet me interesa politike, duke akuzuar pushtetin se po përpiqet të përçajë subjektet opozitare.
“Kush do që mendon me përfitu prej kësaj është duke gabu shumë, qoftë prej pushtetit që po mundohet me delegjetimu edhe tu pretendu që po bëhet për shkak të angazhimeve politike – për shkak që unë e di që ky pushtet e ka vetëm një qëllim që është me përça secilin subjekt politik opozitar asht qysh ka arrit deri në një masë në shumë subjekte”, u shpreh Rrahmani.
