Bislimi: Janë nënshkruar tri marrëveshje në mes të gjashtë shteteve në kuadër të Procesit të Berlinit

Lëvizja e lirë me letërnjoftime, njohja e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohja e kualifikimeve profesionale të mjekëve dentistëve dhe arkitektëve, janë tri marrëveshjet të cilat janë nënshkruar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, në kuadër të Procesit të Berlinit

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes gjashtë shteteve në kuadër të procesit të Berlinit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Bisnik Bislimi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë që në kuadër të Procesit të Berlinit, Kosova ka nënshkruar tri marrëveshje, përmes të cilave, do të jetësohet Tregu i Përbashkët Rajonal.

“Pas gati dy vite të negociatave, në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, Republika e Kosovës sot ka nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit, përmes të cilit, jetësohet Tregu i Përbashkët Rajonal”, ka shkruar Bislimi.

Marrëveshjet e nënshkruara të enjten e 3 nëntorit, janë për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

“Përmes marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime, qytetarët e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin lirshëm, duke përdorur vetëm letërnjoftimin e njërës nga shtetet sipas legjislacionit në fuqi”.

“Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, diplomat e institucioneve publike të arsimit të lartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të njihen me procedura të thjeshtësuara dhe falas, duke hequr një pengesë kyçe për mobilitetin e studentëve, akademikëve dhe fuqisë punëtore brenda rajonit dhe me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale, bëhet e mundur që profesionet e mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve të ushtrohen lirshëm në secilin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka vijuar ai.

Ndryshe, këto marrëveshje hyjnë në fuqi pas kryerjes së procedurave të brendshme të ratifikimit në secilin nga gjashtë shtetet.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika