23 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Foto nga masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Të shtunën e 17 prillit, bëhen 23 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, komuna e Drenasit , ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçarë.

Vetëm në fshatin Poklek, kanë mbetur të vrarë 54 persona.

Sipas të mbijetuarve, nga 54 viktimat e kësaj masakre, 24 prej tyre kanë qenë fëmijë nën moshën 18 vjeçare.

Foto nga masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Trupat e vdekur në këtë masakër u grumbulluan dhe u dogjën në një shtëpi të fshatit për të zhdukur gjurmët e krimit, i cili ndodhi në sy të dëshmitarëve.

Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën.

Ndërsa në Çikatovë, po të njëjtën ditë, forcat serbe masakruan 24 qytetarë, po ashtu gra fëmijë e pleq.

Foto nga masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Por, edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,pritet të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër.

Foto nga varreza e përbashkët e dëshmorëve të vrarë në Poklek

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika