Të premten e 4 nëntorit duke filluar nga ora 08:30 në Kuvendin e Kosovës vazhdojnë punimet e Takimit të Nëntë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, BE – Kosovë.
Në këtë pjesë të takimit temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimi rajonal.
Pikat e rendit të ditës,
Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, bashkëpunimi rajonal,
Miratimi i rekomandimeve,
Çështje të tjera,
Data dhe vendi i mbledhjes së radhës të KPSA-së.
Ndërsa, të enjten është diskutuar për progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE.
Po ashtu, tema të diskutimit kanë qenë edhe të drejtat themelore me fokus te komunitetet joshumicë, të drejtat e grave dhe dhuna ndaj tyre, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shoqëria civile dhe mediat, kriza energjetike, kujdesi shëndetësor dhe mjedisi.