MSh-ja u bën thirrje mjekëve shqiptarë në diasporë: Kthehuni krah kolegëve tuaj

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës u ka bërë thirrje mjekëve shqiptarë që jetojnë jashtë Kosovës si dhe të huajve që janë të interesuar për angazhim dhe punë, mund të kthehen në institucionet shëndetësore publike të Kosovës për të ndihmuar këtë sektor

Ilustrim





Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës u ka bërë thirrje mjekëve shqiptarë që jetojnë jashtë Kosovës dhe të huajve që të kthehen në Kosovë, për të ndihmuar sektorin e Shëndetësisë.

MSh ka ftuar specialistët e fushave të ndryshme mjekësore që kanë interes për angazhim dhe punë në institucionet publike shëndetësore të Kosovës.

Ftesa u drejtohet profesionistëve për të ndihmuar vendin dhe këtë sektorin, në mënyrë që shëndetësia të ofrojë shërbime te të gjitha niveleve.

“Bashkëpunimi profesional në institucionet tona ka ekzistuar dhe aktualisht është duke marrë ritëm të ri. Por, në mënyrë që ky bashkëpunim të thellohet e dinamizohet, ju ftojmë të shprehni interesimin tuaj për të ndihmuar vendin dhe sektorin krah për krah me kolegët që me mundin e dijen e tyre sigurojnë shërbimet në të gjitha nivelet. Të gjithë të interesuarit që kanë përvojë të konsiderueshme pune në lëmi ku veprojnë dhe veçanërisht ata që kanë dhe përvojë akademike u lutemi të na drejtohen”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Tutje, MSh-ja bën të ditur se për angazhimin e këtyre profesionistëve, të cilët janë të interesuar të bëhen pjesë e sektorit shëndetësorë në Kosovë, do të bëhen marrëveshje me institucionet shëndetësore ose me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Angazhimi i profesionistëve shëndetësorë nga mërgata dhe jashtë vendit do të respektojë kushtet e Udhëzimit Administrativ (QRK) nr. 10/2022 për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj dhe aktet e tjera ligjore në fuqi”, ka përfundur Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj.

Gjithashtu, ka njoftuar se e-mail-i që mund të drejtohet secili që ka interes është, [email protected].





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika