Hoti u kërkon deputetëve nënshkrime për t’i kërkuar Presidentes të mos e dekretojë Nurbojan në BQK

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka përgatitur një kërkesë drejtuar Presidentes së Kosovës, me të cilën kërkon që Bashkim Nurboja të mos dekretohet si anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kërkesa bazohet në argumente kushtetuese dhe ligjore, me qëllim të mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të BQK-së.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta nënshkruajnë kërkesën deri nesër në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet Presidentes.

Hoti ka theksuar se kjo çështje nuk është partiake, por lidhet me pavarësinë e Bankës Qendrore dhe respektimin e Kushtetutës.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika