Barcelona fton tifozët për ti dhënë lamtumirën legjendës së klubit

Ekipi katalunas, Barcelona, ka ftuar tifozët në Camp Nou, për ti dhënë lamtumirën Gerard Piques, për shkak se ky i fundit do të luaj të shtunën për herë të fundit me fanellën e ekipit të Barcelonës

Ilustrim





Ekipi i futbollit, Barcelona, ka ftuar tifozët në Camp Nou, për ti dhënë lamtumirën Gerard Piques.

Ftesa vlen për mbrëmjën e së shtunës pasi Pique do të luaj ndeshjen e fundit me fanellën e Barcelonës. Në këtë ndeshje Barcelona do të luajë kundër Almerias.

“Ejani në Spotify Camp Nou në një fanellë dhe i thuaj lamtumirën një legjende të klubit si Gerard Pique”, ka shkruar klubi në rrjetin social Twitter.

Mbrojtësi spanjoll është pjesë e ekipit të Barcelonës që nga viti 2008 dhe për 14 vite ka bërë 615 paraqitje zyrtare dhe ka fituar afro 30 tituj të mëdhenj.

Ekipi katalunas do ti bëj një ‘surpriz’ mbrojtësit para ndeshjes së sotme.

Pak minuta para ndeshjes siç bën të ditur ekipi i Barcelonës, do të shfaqet një banderolë e madhe në stadium që në të shkruan For3ever. Ndërsa, lojtarët do të dalin nga tuneli me emër në shpinë të shkruar Pique, të gjithë njëjt.

Më pas, në një tabelë në fushë do të shfaqet një video e veçantë në përkujtim të lojtarit Pique.

Vlen të theksohet, se qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, të enjten ka paralajmëruar largimin e tij nga futbolli dhe ka treguar se të shtunën do ta luajë ndeshjen e fundit.

Qendërmbrojtësi 35-vjeçar ka shpjeguar në një video emocionale të publikuar të enjten në mbrëmje se ai do t’i jepte fund karrierës së tij. Ai ka qenë i përfshirë në listën e përkohshme të skuadrës me 55 lojtarë të Spanjës për Kupën e Botës në Katar, duke e bërë edhe më surprizë tërheqjen e tij.

I konsideruar si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij, Pique do t’i japë lamtumirën Barcelonës së tij këtë fundjavë por ai ka thënë se do të kthehet.

“Unë gjithmonë kam thënë se pas Barçës nuk do të ketë asnjë ekip tjetër dhe kështu do të jetë. Kjo e shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou”, ka shpjeguar veterani në videon e tij të lamtumirëse prej më shumë se 2-minuta në rrjetet sociale.

Pique njofton se do të tërhiqet nga futbolli dhe do të luajë ndeshjen e tij të fundit për Barcelonën këtë të shtunë





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika