Kori “Siparantum” fiton vendin e parë në Portugali

"Siparantum", ka fituar vendin e parë në Festivalin Internacional të Koreve, në Portugali

Kori "Siparantum"

Kori “Siparantum” i cili ka përfaqësuar Kosovën në Festivalin Internacional të Koreve “Lisbon Sings”, në Portugali, ka fituar vendin e parë.

“Wohoooo, Historia përsëritet prapë, Fitues edhe në Portugali”.

“Fitues të kategorisë A1 (Competition in Category A1-Choirs of Mixed Voices-Difficulty Level I, Kategoria më e vështirë e festivalit) + Diplomë e Artë”, shkruhet në faqen e korit në Facebook.

Kori nga Peja ka garuar në dy kategori, Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Dificulty Level I (Kategoria më e vështirë e festivalit) dhe Competition in Category S – Scared Choral Music a acapella.

Ndyrshe, kori Siparantum është shpërblyer me pikët maksimale në Festivalin Internacional të Koreve “The Golden Lime of Tuhelj” në Kroaci, që i ka sjellë vendit “Medalje të Artë”, fitues i kategorisë “ Musica Contemporanea” në garën më të madhe të koreve në botë, WORLD CHOIR GAMES (2021) dhe Diplomë të Artë, fitues i dy vendeve të para (Kategoria F dhe Kategoria G) në Europian Festival for Young People, në Belgjikë.

Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në Portugali

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika