Pas Vjenës, Kurti udhëton për në Stuttgart të Gjermanisë

Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik "Global Connect 2022’’. Ai gjithashtu do të zhvilloj takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Pas vizitës zyrtare në Austri dhe pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën e 15 nëntorit ka udhëtuar për në Stuttgart të Gjermanisë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik “Global Connect 2022’’.

Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje.

Ndryshe, të dielën, kreu i Qeverisë së Kosovës ka udhëtuar për në Austri për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Ai në këtë forum gjatë fjalimit të tij të hënën ka thënë se ekonomia e Kosovës këtë vit ka pasur një rritje deri në 10.7 për qind.

Po ashtu, ai ka përmendur se në këtë konferencë është diskutuar edhe për mundësinë që forumi i radhës i llojit të tillë të mbahet në Kosovë.

Kurti thekson sërish: Kemi rritje ekonomike mbi 10 për qind

 





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika