Hoxha pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mekanizmat për mbrojtjen e grave nuk funksionojnë

Avokati Valdet Hoxha ka kritikuar funksionimin e mekanizmave institucionalë për trajtimin e viktimave të dhunës në familje dhe mbrojtjen e grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Hoxha, i ftuar në “FIVE”, ka thënë se zinxhiri institucional për mbrojtjen e grave nuk është ndërtuar asnjëherë siç duhet dhe se reagimet e institucioneve shpesh kanë mbetur vetëm në nivel deklarativ.

“Fatkeqësisht, nuk është ndërtuar asnjëherë siç duhet. Nuk besoj që ka shkëputje të zinxhirit, por ky zinxhir i trajtimit të viktimave e mbrojtjes së grave, fatkeqësisht, se 99 për qind e viktimave janë gratë, nuk ka funksionuar më shumë sesa në mënyrë deklarative, si ato deklaratat patetike në Kuvend, që është e papranueshme”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka theksuar se problemi nuk qëndron në mungesën e kornizës ligjore, pasi, sipas tij, legjislacioni në fuqi parasheh mekanizma për mbrojtjen e grave dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore.

“Vërtet është për keqardhje. Nuk është se nuk ka kornizë ligjore, pasi ligji për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe barazinë gjinore parasheh mekanizma adekuatë për ta pasur nën kontroll këtë dukuri, por mekanizmat që e zbatojnë atë ligj, e që derivojnë edhe strategji e plane veprimi, nuk funksionojnë”, është shprehur ai.

Duke folur për rastin e fundit, Hoxha ka thënë se ai duhet të shërbejë për identifikimin e dështimeve në zinxhirin institucional të mbrojtjes së grave, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla.

Ai ka theksuar se, përveç mekanizmave ligjorë dhe institucionalë, zyrtarët shtetërorë duhet të udhëhiqen edhe nga norma morale në ushtrimin e detyrave të tyre.

“Rasti i fundit, që shpresojmë të jetë i fundit, duhet domosdoshmërisht, nëse do të ketë gjetje të shkëputjeve të këtij zinxhiri, por ka norma morale që do të duhej t’i kishin zyrtarët e shtetit”, ka deklaruar Hoxha.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika