Polonia rrit gatishmërinë e ushtrisë pas shpërthimit

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller përmes një konference për shtyp në Varshavë, qeveria po shqyrtonte nëse do të nxiste nenin 4 , që do të nënkuptonte një takim të anëtarëve të NATO -s pasi të kërcënohej integriteti i tyre territorial, pavarësia politike ose siguria

Polonia

Qeveria e Polonisë po rrit nivelin e gatishmërisë së ushtrisë në përgjigje të shpërthimit pranë kufirit të saj me Ukrainën.

Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller përmes një konference për shtyp në kryeqytetin, Varshavë, transmeton “The Guardian“.

Duke folur para kamerave, Muller konfirmoi se dy persona ishin vrarë më herët të martën.

Ai u tha gazetarëve se qeveria po shqyrtonte nëse do të nxiste nenin 4 , që do të nënkuptonte një takim të anëtarëve të NATO -s pasi të kërcënohej “integriteti i tyre territorial, pavarësia politike ose siguria”.

Traktati i NATO-s, Neni 5 parashikon që nëse një aleat i NATO-s është viktimë e një sulmi të armatosur, çdo anëtar tjetër i Aleancës do ta konsiderojë këtë akt dhune si një sulm të armatosur kundër të gjithë anëtarëve me ç’rast, NATO do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar aleatin e sulmuar.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Kjo ishte hera e parë që raketat ruse kanë rënë në Poloni.

Ndërkaq, NATO po koordinohet me Poloninë pas sulmit të raketave ruse kundër kësaj të fundit. Një gjë të tillë e ka thënë për BBC-në një zyrtar i NATO-s, i cili tha se po shqyrtojnë raportet me aleatin e ngushtë, Poloninë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika